KE publikon axhendën: Zgjerimi jo pjesë e diskutimeve në Samitin e Sofjes

Edhe pse vendimi për shtyrjes e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE u la viti 2019, sot dhe nesër Këshilli i Europës do të zhvillojë punimet ashtu siç ishte përcaktuar më herët.

Në një njoftim në faqen zyrtare të KE-së, shihet se vendet anëtare të BE-së e kanë hequr nga axhenda e tyre çështjen e zgjerimit. Kujtojmë që dhe Lulzim Basha e paralajmëroi një fakt të tillë.

Krerët e shteteve të vendeve anëtare nuk do të diskutojnë nëse Shqipërisë duhet apo jo t’i hapen negociatat. Nëse do të ishte e vërtetë që qershori 2019 do të ishte koha kur Shqipëria nis bisedimet për anëtarësim, ky vendim duhej të merrej në Këshillin Europian në 28-29 Qershor.

Fokusi në axhendën e sotme është emigrimi, siguria, mbrojtja si dhe çështjet ekonomike e financiare. Ndërsa nesër në fokus do të jetë çështja e Brexit dhe Eurozona.

SHKARKO APP