”Kërc*nimet serbe si ato ruse”, Kurti: Na jepni statusin e vendit kandidat dhe anëtarësimin në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi që vendi të trajtohet njësoj sikurse vendet e tjera evropiane që u kërcënuan pas agresionit rus në Ukrainë, pasi sipas tij, Serbia kërcënon vazhdimisht Kosovën. Duke përmendur shembujt e Suedisë dhe Finlandës që u anëtarësuan në NATO dhe atë të Ukrainës, Gjoergjisë e Moldavisë që morën statusin e vendit kandidat, Kurti mendon se e njëjta linjë duhet të ndiqet edhe për Kosovën.

“Bashkimi Evropian dhe NATO i janë përgjigjur me të drejtë agresionit të Rusisë dhe kërcënimeve të sigurisë ndaj Evropës, jo duke e qetësuar Putinin, por duke sjellë Finlandën dhe Suedinë në NATO dhe duke i dhënë statusin kandidat Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë. Kërcënimi i sigurisë ndaj Ballkanit Perëndimor nga Serbia duhet të trajtohet duke përdorur të njëjtën qasje, duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Kurti.

Ai akuzoi Serbinë se po mban peng integrimin e të gjithë rajonit me politikat e saj destabilizuese. “Arsyet e mungesës së progresit për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës nuk qëndrojnë në demokracinë dhe mbrojtjen e fuqishme të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, por në sjelljen e një regjimi autoritar. Për shkak se Serbia nuk është e interesuar për anëtarësimin në NATO dhe as në BE, ajo kërkon të bllokojë përparimin e të gjithë rajonit, duke penguar të gjithë rajonin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?