“KFOR-i të marrë kontrollin në veri të Kosovës”, deputeti Abazi: Tentativa për destabilitet në Ballkan

Deputeti i pavarur në Kosovë, Haki Abazi tha se teoria që KFOR të marr kontrollin në veri të Kosovës, është e gabuar.

I ftuar në ”A2 CNN”, Abazi tha se kjo deklaratë e artikular jo vetëm nga kryeministri Edi Rama, është një rrymë për destabilitet në Ballkan, për të hapur një front të ri.

”Qoftë deklarata e kryeministrit Edi Rama, qoftë reagim i milicisë së Facebook ndaj kësaj deklarate tregon një mungesë të madhe të analizave dhe instituteve serioze për atë se çfarë duhet të jetë reagimi i politikës shqiptare në Ballkan drejt këtyre projeksioneve që nuk janë të ziera vetëm në Serbi apo të Kosovë ose Shqipëri, por duket se janë rryma të tentimit të provokimit të jo stabilitetit të të gjithë Ballkanit për të hapur një front të ri për shtetet europiane dhe SHBA”, tha Abazi.

SHKARKO APP