KFOR: Serbisë i duhet leje për t’u afruar mbi 1 mijë metra nga kufiri me Kosovën
Një situatë e frikshme është ajo çfarë po ndodh në veriun e Kosovës. Me barrikada dhe tensione. Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë në një reagim ditën e sotme thonë se Forcat e Armatosura të Serbisë nuk kanë nevojë për autorizim nga KFOR-i që të lëvizin dhe stërviten në territorin e tyre.
Megjithatë, në deklaratë sqarohet se ato duhet të kërkojnë leje për t’u afruar më shumë se një mijë metra nga kufiri me Kosovën.
Kurse sa i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës, “KFOR njofton se vendosja e tyre, sipas marrëveshjeve ekzistuese, kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it për të shkuar në veri të Kosovës. KFOR-i, në përputhje me mandatin e tij, mund të angazhohet me përfaqësues legjitimë të komunitetit lokal në veri të Kosovës si pjesë e këtij procesi të pajtimit.”