Komunistët grekë protesta kundër SHBA, tentojnë rrëzimin e shtatores së ish-presidentit amerikan
Në Athinë, gjatë një proteste kundër sulmeve ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Franca, komunistët grekë u përpoqën të rrëzonin shtatoren e ish presidentit amerikan, Harry Truman. Disa qindra mbështetës të KKE u bashkuan me një marshim pranë Ambasadës se SHBA-ve, disa kilometra nga shtatorja, në demonstratën e tretë në Athinë kundër sulmeve ajrore të së shtunës.
Shtatorja e ish-presidentit Truman e lartë 7 metra, jo shumë larg zyrës së kryeministrit, ka qenë një objekt i rregullt i protestuesve që e kanë vandalizuar ose e kanë sulmuar me bojë kundër asaj që ata e quajnë “imperializëm” amerikan në Greqi. Shumë prej tyre besojnë gjithashtu se Uashingtoni mbështeti juntën ushtarake që vendosi Greqinë nga 1967-74, si dhe pushtimin turk të Qipros në vitin 1974.