Komuniteti shqiptar i Belgjikës, protestë mbarëkombëtare me thirrjen “Gruevski ik”

Duke pasur parasysh situatën destabilizuese e krijuar në Maqedoni një kolektiv përfaqësues i Komunitetit Shqiptar të Belgjikës mori vendimin që t’organizohët një protestë të mërkurën më 10 maj, ora 15:00 përballë Komisionit europian (Rond-point Schuman, 1000 Bruksel).

Përmes kësaj proteste, Komuniteti shqiptar i Belgjikës teksa përshëndet zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit, dënon sulmin terroriste të huliganëve të VMRO-së kundër institucionit të Parlamentit dhe liderëve të mazhorancës së re, ku dhe i uron shërim të shpejtë z. Ziadin Selës.

Gjithashtu komuniteti kërkon unitetin e partive shqiptare për të çuar në vend aspiratat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve si një popull shtetformues në Maqedoni. Nuk mungon as thirrja ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, që të ndërmarrin veprime diplomatike të koordinuara dhe më të ashpra ndaj regjimit maqedonas.

Në deklaratë, theksohet se Komuniteti i bën thirrje BE-së që të ndërmarrë sanksione kundër politikës së aparteidit e diskriminuese ndaj Shqiptarëve dhe në veçanti kundër personit të Gruevskit për largimin e tij dhe ballafaqimin me organët e drejtësisë për terrorizëm dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Komuniteti i bën gjithashtu thirrje BE-së për të rritur angazhimin e saj për zgjerimin, paqën dhe stabilitetin në Ballkan teksa ky rajon rrezikohët nga rrymat populiste dhe ekstremiste dhe qëllime destabilizuese dhe luftënxitëse për të dhe të gjithë Evropën.

Komuniteti shqiptar i Belgjikës apelon për një pjesmarrje masive të të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim të asnjë natyre, në protestën e së mërkurës 10 maj 2017. Pas protestës, përfaqësuesit e Komunitetit shqiptar i Belgjikës do t’i dorëzojë një memorandum autoriteteve të Bashkimit europian.

SHKARKO APP