Konjufca i përgjigjet Escobarit: Serbia të njohë Kosovën, pastaj Asociacioni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka kthyer përgjigje kërkesën e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai tha se Kosova nuk ka asnjë detyrim për formimin i asociacionit të komunave me shumicë serbe pa u arritur njohja nga Serbia.

“Unë mendoj se marrëveshja është e ndërtuar në dy shtylla. E para është njohja de fakto nga ana e Serbisë ndërsa shtylla e dytë është Asociacioni”, tha Konjufca, duke saktësuar se nuk realizohet shtylla e dytë pa zbatuar të parën.

Kryeparlamentari shtoi më tej se ekziston një ekip i menaxhimit që ka për detyrë të ofrojë një version tjetër të asociacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse ky ekip ofron një draft i cili është sipas interesave të Serbisë, unë mendoj që me e udhës për Kosovën është që të shkarkohet ky ekip i menaxhimit”, përfundoi Konjufca, duke sqaruar se në atë ekip gjenden edhe deputetë të Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?