Korrupsioni gjigant, vjen reagimi i parë i ish-kryeprokurores Janeva

Ish-prokurorja speciale Publike e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, e cila u dorëhoq pas zbulimit të super-skandalit “Reket”, ka reaguar ndaj materialeve të reja të publikuara nga e përditshmja italiane “La Verita” sot në mëngjes, ku pretendohet që dëgjohet zëri i saj duke biseduar me biznesmenin Orce Kamçev.

Janeva thotë se ajo ka biseduar me Kamçevin në cilësinë e prokurores dhe se e gjithë kjo është realizuar për të nxjerrë sa më shumë informacione dhe se ka qenë pjesë e hetimit të mëtejshëm.

“I kam dëgjuar incizimet e postuara në portale që kanë lidhje me rastin “Reket”. Jam e habitur se si veprimet e mia si prokurore speciale vihen në korrelacion me rastin “Reket”. Si prokurore speciale është detyra ime të kontaktoj me të gjithë të dyshuarit, si dhe personat e tjerë lidhur me procedurat penale në këtë Prokurori Publike dhe të përpiqem të nxjerr sa më shumë informacione për të përmirësuar pozicionin për secilin hetim / për çdo rast individualisht.

Kam folur për rritjen e nivelit të bashkëpunimit me të dyshuarit, për të zbuluar informacione të rja në lidhje me hetimin, më saktë, përmirësimin e pozicioneve tona si prokurorë publik, por në asnjë mënyrë, në asnjë kohë, nuk kam bërë pazar për ndonjë ndikim, nuk kam abuzuar me pozitën time zyrëtare dhe nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin. Një prokuror është gjithmonë një prokuror, edhe kur bisedon me të dyshuarit përmes telefonit, ndërsa për këtë rast në atë kohë kishte arsyetim”, shkruan mes tjerash Janeva.

SHKARKO APP