Kosova 15 vite pavarësi, Memli Krasniqi: Opozitarizmi i molotovëve ka penguar përparimin

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi flet për arritjet e Kosovës gjatë këtyre viteve dhe pengesat që ajo ka pasur si në arenën rajonale dhe atë ndërkombëtare.

Një nga arsyet se përse Kosova nuk është aty ku duhet, Memli Krasniqi e gjen tek ajo që ai e quan opozita e molotovëve. Sipas kreut të demokratëve, nëse nuk do të kishte një opozitarizëm agresiv Kosova do të ishte anëtarësuar në OKB si dhe do të kishte përmbyllur dialogun me Serbinë.

“Nuk ka përfunduar rrugëtimi ynë për të përfunduar ëndrrën që kishim përpara 15 vitesh kur e shpallëm Kosovën shtet. Shumë gjëra të papritura ndodhen dhe penguan ambiciet tona. Kosova në 15 vite është shumë. Unë besoj se nëse nuk do të kishim një opozitarizëm agresiv me bomba molotov, Kosova do ta kishte mbyllur dialogun me Serbinë dhe tashmë do të ishte anëtarësuar e OKB. Gjëra të rëndësishme si liberalizimi i vizave do të kishte ndodhur 5 vite më herët”, tha mes të tjerash Krasniqi.

SHKARKO APP