Kosova drejt BE, Vuçiç tërbohet

Nga: Redjon Shtylla

14 dhjetori, është një ditë historike për Kosovën e cilësoi presidentja Vjosa Osmani, pasi firmosi bashkë me kryeparlamentarin dhe kryeministrin e vendit, kërkesën e aplikimit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“14 dhjetori ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizimit të vizionit tonë, integrimit euro-atlantik”, tha ajo.

Kurse kryeministri Kurti u shpreh se e ardhmja e Kosovës është unioni. Kreu i qeverisë u shpreh se Prishtina do bëjë ç’është e mundur për progresin dhe përkushtimin e reformave të reja transformuese që përkojnë me BE. Dokumenti i aplikimit do të dorëzohet në Republikën Çeke, e cila kryeson Presidencën e BE-së.

Nuk vonoi shumë dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri një reagim furtunë, pasi i tërbuar, ku zgjodhi të bënte ironi me kryeministren e tij, Brnabiç duke i kërkuar që të ndajë mendjen se kë nga marrëveshjet që ka bërë vetë do të respektojë.

”Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi arritur në dokumentin e gjashtë. Dokumentin e famshëm të Selanikut, për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiç.

Serbia hapi negociatat në vitin 2014 dhe madje edhe sot duket se është më larg BE-së. Kurse ministrat e Bashkimit Evropian miratuan të martën dhënien e statusit kandidat për Bosnje-Hercegovinën. Ky vend aplikimin për në BE e bëri në vitin 2016.

16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe disa vite pritje, Shqipëria më 19 korrik, nis bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, që është vrapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë.

Ky është Ballkani Perëndimor.

SHKARKO APP