“Kosova duhet në OKB”, kërcënohet zyrtarja serbe në Beograd. Shkroja “Z” shënohet në banesën e saj

Sofija Todoroviç, drejtoresha serbe e programit të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, tha se Kosova duhet të marrë një vend në Kombet e Bashkuara (OKB) dhe se Serbia është pajtuar që të mos bllokojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Pas këtyre fjalëve ajo ka marrë kërcënime në murin e një ndërtese. Grafiti kërcënues i cili përmban emrin dhe mbiemrin e drejtoreshës e saj është shfaqur në fasadën e ndërtesës në lagjen e Beogradit, Borça, ku ajo jeton.

Pranë emrit të saj ishte shkruar një fyerje seksiste dhe mizogjene, duke përfshirë shkronjën “Z”, e cila simbolizon mbështetjen për agresionin rus kundër Ukrainës dhe shkatërrimin e atij vendi nga lufta.

SHKARKO APP