”Kosova i është rrëmbyer Serbisë”, presidenti kroat sqaron deklaratën e bujshme

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, ka shokuar me deklaratën se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar, gjë që nxit një debat të madh në një kohë që tensionet mes dy vendeve janë të larta. Gjatë një konference për mediat, Milanovic ka sqaruar deklaratën e tij.

“Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur pa Kosovën, por supozoj se të gjithë jemi dakord se Kosova ishte pjesë e Serbisë”, ka thënë Milanoviç.

Ai tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyrë dhe ka shtuar se me politikanët e Kosovës ka miqësi të mirë. Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Milanoviç ka thënë se duhet të themelohet, pasi është nënshkruar dhe miratuar ajo.

SHKARKO APP