Kosova refuzon agjendën e Lajçajk! Analistët: SHBA dhe BE duan pezullim 6 mujor për dinarin
Presioni i ndërkombëtarëve lidhur me çështjen e dinarit po vjen duke u rritur. Kursin e ndërkombëtareve analisti Arben Fetoshi, e sheh si të qëllimshëm. Në një prononcim për A2 CNN, ai e sheh këtë si një krizë të panevojshme ndërsa kërkon që të ketë sinkronizim të politikës me aleatët për t’i bërë presion Serbisë të përmbushë detyrimet e veta.
Sipas tij situata i ngjan krizës qe prodhoi çështja e targave dhe qeveria nuk duhet të lejojë që dinari të bëhet pjesë e bisedimeve në Bruksel. Kurse sa i përket qëndrimit të presidentes Osmani, që çështja mund të zgjidhet brenda një dite në Prishtinë, analisti Fetoshi thekson se kjo, nënkupton kërkesën e partnerëve SHBA-së dhe BE-së, që ajo të marri vendimin për shtyrje të zbatimit të rregullores së BQK-së deri në 6 muaj.
Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës – që lejon euron si valutën e vetme në Kosovë përkryerjen e pagesave me para të gatshme – hyri në fuqi më 1 shkurt.