Kotzias kritikon Tsipras: U soll si “Ponç Pilati”
Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen si ministri i jashtëm grek muajin e kaluar, ka kritikuar kryeministrin Alexis Tsipras për jo kontributin e tij në mosmarrëveshjen me Panos Kammenos.
“Tsipras u soll si Ponç Pilati”, tha Kotzias për News 24/7 të mërkurën.
Kotzias dha dorëheqjen muajin e kaluar pas një seance të nxehtë të kabinetit gjatë së cilës ai u ndesh me ministrin e mbrojtjes të vendit lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në qershor me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM).
“Kur një person po minon politikën e qeverisë, [politika] duhet të mbrohet në publik. Kjo nuk ndodhi gjatë mbledhjes së kabinetit, pas të cilit dha dorëheqjen”, tha Kotzias.
Kotzias, i konsideruar gjerësisht si arkitekti i marrëveshjes së emrit, tha se disa fushata për të promovuar marrëveshjen në Greqinë veriore u bënë “në mënyrë që të mos shqetësonin partnerin e koalicionit”.
(Përkthyer nga ekathimerini.com, Koha Jonë)