Kotzias: Maqedonia është dhuratë nga Zoti, por ka zgjedhur kumbarë të gabuar
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ka deklaruar se dallimet për emrin nuk do të thotë se Greqia është kundër ekzistimit të Maqedonisë, por konsideron se përveç emrit problem kryesor është edhe irredentizmi.
“Në të vërtetë në marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit ka dy probleme, i pari është papërgjegjësia e deritanishme, ndërsa i dyti është ndjenja e Maqedonisë se Greqia e nuk e do ekzistimin e saj. Unë atë me shprehjet e mia të afinitetit e mohoj, por ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë, se vendi i tyre është dhuratë nga Zoti, por problemi është që ata kanë zgjedhur kumbarë të gabuar”, tha Kotzias në deklaratë për mediat greke.
Ai paralajmëroi se Maqedonia dhe Greqia do të formojnë komitet, i cili do të bëjë revizion të librave shkollor dhe do të tentojnë t’i tejkalojnë mospajtimet lidhur me kontestin historik.
Kotzias përkujton se një komitet i këtillë tashmë është formuar mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe se deri më tani janë zgjidhur kontekstet për atë që në të dy vendet mësohet në 10 nga 12 sektorë, por se dy të mbeturit janë më të vështirët në kontekstet të historisë dhe gjeografisë.
Kotzias theksoi se dy vitet e kaluara dy vendet promovojnë ndërtim të masave të besimit, të cilat në fillim hasën në mbështetje, por sot janë plotësisht të mbështetura edhe nga dy vendet edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
Kotzias paralajmëroi se po punohet edhe në hapjen e vendkalimit kufitar afër Prespës.