Krasniqi: Kurti po na izolon, Kosova në rend me Rusinë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e izolon Kosovën nga jashtë, duke i sjellë edhe sanksione nga aleatët kryesorë, ndërsa po e keq qeverisë nga brenda, duke e vështirësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.
Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender Europe 23”, Krasniqi ka thënë se tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin.
“Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska. A është e mundur që të gjithë ta kenë keq e vetëm Albin Kurti ta ketë mirë? Natyrisht që nuk është e mundur dhe i gabuar këtu është Kryeministri Kurti”, ka shkruar ai.