Kreu i LDK-së, nuk takoi Presidentin Begaj në Kuvend, por Gjukanoviçin në hotel dhe Ramën në kafe

U kthye në një temë diskutimi në Kosovë, refuzimi që kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku i bëri ftesës së presidentit shqiptar Bajram Begaj për tu takuar në Kuvend, pasi takimin e donte në selinë e paritsë.

Kjo sjellje e kreut të partisë opozitare është me dy standarde kur bëhet fjalë për takimet e tjera të mëparshme. Tre muaj më parë, Abdixhiku takoi presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç dhe ishte kreu i LDK-së ai që shkoi në një hotel për të zhvilluar këtë takim.

Kurse më 20 qershor, ishte po kreu i LDK-së që kryeministrin Edi Rama e takoi në një kafene në Prishtinë.

SHKARKO APP