Kreu i PDK-së merret në mbrojtje nga policia
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është marrë në mbrojtje nga policia e Kosovës, duke i caktuar një ekip të mbrojtjes së afërt.
Lajmin e bëjnë me dije drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Vlamir Klaiqi, ndërsa ende nuk dihen arsyet e një vendimi të tillë.
”Po me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.
Në media është raportuar se nga policia po ruhet edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së