Krim në oborrin e maternitetit, burri vret gruan shtatzënë

Një krim i rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij shtatzënë para maternitetit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në oborrin e Qendrës Klinike Universitare.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP