Kr*m në ambientet e një institucioni, ish-burri vr*t ish-gruan. Policia jep detaje
Një grua është vrarë këtë të premte në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj dhe një burrë është plagosur. Dyshimet e para janë se ish-bashkëshorti ka vrarë ish-gruan.
“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull, i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.
Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje. Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndêrsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.