Kroaci, firmoset arrestimi i pronarit të gjigantit agroushqimor “Agrokor”

Një mandat arresti u lëshua sot ndaj Ivica Todoric, pronar i gjigantit agroushqimor “Agrokor” në vështirësi të mëdha ekonomike, i dyshuar për fshehje të pasurisë, njoftoi sot gjykata kroate.

Ivica Todoric, ku shtëpia e tij në Zagreb u kontrollua të hënën, i dyshuar për abuzim me besimin, dhe përdorim të rremë për mbajtjen e regjistrimit ditor financiar.

Katërmbëdhjetë persona të tjerë, përfshirë dy djemtë e tij dhe ish-drejtues të shoqërisë janë kryesisht nën shënjestrën e drejtësisë kroate.

“Ivica Todoric është jashtë vendit dhe do të rikthehet kur të jetë e nevojshme”, bëri të ditur më herët avokati tij, Cedo Prodanovic.

Sipas mediave lokale, Todoric ndodhet në Britaninë e Madhe.

Një nga djemtë e tij, Ante Todoric ka hyrë në Kroaci dhe u mor në pyetje nga prokurorët të premten. Ai nuk bëri të ditur se ku ndodhej i ati.

Sipas një raporti të publikuar javën e kaluar, Agrokor ka publikuar humbje që arrijnë deri në 1,5 miliardë euro për 2016

/Ata/

SHKARKO APP