Kryeministri del kundër presidentit: Kosova nuk u aneksua, është shtet i pavarur

Shumë papritur, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, shokoi me deklaratën se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar, gjë që nxit një debat të madh në një kohë që tensionet mes dy vendeve janë të larta. Kryeministri Andrej Plenkoviç kritikoi ashpër presidentin e vendit, Zoran Milanoviç, për deklaratën që shokoi perëndimorët dhe që u bë lajm kryesor në mediat serbe dhe ruse.

“Asnjë shtet nuk e ka aneksuar Kosovën. Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga Kroacia. Po të ishte aneksuar, këtë do ta bënte një shtet. Është e rëndësishme që Kosova të jetë e pavarur, që ne të kemi marrëdhënie diplomatike me të”, deklaroi kryeministri kroat. Plenkoviç shtoi më tej se presidenti nuk e di konceptin e të drejtës ndërkombëtare për aneksimet. Ky reagim erdhi pasi Milanoviç tha se Kroacia bashkë me perëndimin aneksuan Kosovën dhe ia rrëmbyen atë Serbisë.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj thotë se procesi i pavarësisë së Kosovës ka qenë i njëjtë me atë të Kroacisë. Ajo thekson edhe se ka qenë Kroacia ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. ”Kontestimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte sikur sot po e kontestojmë shtetësinë e Greqisë moderne (e cila u themelua në vitin 1830) ose të Bullgarisë (format e para të shtetësisë moderne të së cilës u njohën më 1878)”,-shkruan në një postim në facebook.

SHKARKO APP