Kryeministri i parë shqiptar, Xhaferri: Ndryshim rrënjësor i politikëbërjes

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferri thotë se zgjedhja e tij në krye të këtij institucioni nënkupton ndryshim rrënjësor të perceptimit të politikëbërjes në këtë shtet. Në një intervistë për DW, ai u shpreh se kjo është një arritje për të cilën njerëzit kanë ëndërruar me kohë.

“Çështja e zgjedhjes së kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nënkupton në kontekst politik, ndryshim rrënjësor të konceptit të politikëbërjes, ndarjes së pushteteve dhe marrjes së përgjegjësive mbi funksionet që kryejmë si qytetarë të përkatësive të ndryshme etnike.

Vlerë e shtuar e reformave apo pretendimeve të bashkangjitjes së vlerave europiane. Në çdo aspekt është arritje e pretendimeve që njerëzit të ndjejnë lidhshmërinë me vendin. Arritje për të cilën kanë ëndërruar njerëzit që institucionet të mos jenë apriori të përcaktuar për t’u drejtuar nga vetëm një komunitet qoftë ai edhe më i madhi”.

SHKARKO APP