FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri i ri grek shpall kabinetin e ri qeveritar

Kryeministri i Ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka bërë publik emrat e rinj të kabinetit qeveritar. Vetëm pak orë pasi mori detyrën, ai ka shpallur edhe 17 emrat e ministrave të rinj. Numrin dy të qeverisë do të jetë Panagiotis Pikrammenos, ish-president i Këshillit të Shtetit i cili shkurtimisht shërbeu si kryeministër kujdestar në kulmin e krizës ekonomike të Greqisë në vitin 2012.

Ajo që bie në sy dhe që do të duhet bashkëpunim edhe me Shqipërinë është emërimi i Nikos Dendiasit, në postin e Ministrit të Jashtëm, një prej figurave më të shquara të Demokracisë së Re. Ai ka drejtuar Ministrinë e Rendit dhe më pas të Mbrojtjes në qeverinë e Andonis Samaras gjatë viteve 2012-2015.

Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së qytetarit, që është bashkuar me Ministrinë e Emigracionit do të jetë Mihalis Chrysohoidis, i cili ka shërbyer në gjithë qeveritë e PASOK-ut pas vitit 2000. Ministër i Mbrojtjes do të jetë Nikos Panagiotopoulos. Ndërsa Financat iu besuan Christos Staikouras, falë edhe përvojës së tij në të njëjtën ministri në administratat e mëparshme. Adonis Georgiadis iu besua Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve. Zëdhënësi i ri i qeverisë është Stelios Petsas, ish-drejtor i zyrës politike të Mitsotakis.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?