Kryeministri Zaev sot për vizitë në Manastir

Me rastin e ndarjes së kartelave të para për naftë të gjelbër, Kryeministri Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitë në Manastir së bashku me Ministrin e bujqësisë, Trajan Dimkovski. Siç është paralajmëruar kartelat e para për naftë të gjelbër do të shpërndahen fillimisht në rajonin e Pellagonisë. Gjithashtu kryeministri Zaev do të zhvillojë takim me kryetarin e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska.

SHKARKO APP