Kryeparlamentari Xhaferi: Ja ç’ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë

Kryetari historik shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i zgjedhur dje në një seancë të jashtëzakonshme, ka komentuar situatën aspak normale.

Xhaferri është shprehur se ajo që ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni do të ketë pasojat e veta. “Situatë e vështirë. Veprimet e mbrëmshme do të kenë pasojat e veta”, ka thënë Xhaferi.

Megjithatë ai ka shtuar se tani pritet që gjithçka të shkoje në vendin e vet, ndërkohë që ka konfirmuar se deputetët shqiptarë janë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne u evokuam menjëherë dhe nuk ishim më në rrezik. Sidoqoftë, tani besoj që gjithçka do të bie në vendin e vet”, ka shtuar Xhaferi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë dje me tu zgjedhur kryetar i Kuvendit, Xhaferi ka premtuar se si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve./Zeri/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?