Kryeprokurori i SHBA-së thirrje Ballkanit: Bashkë për të luftuar krimin

Kryeprokurori amerikan, Jeff Sessions shprehu dëshirën e SHBA-ve për të bashkëpunuar më tepër me Ballksanin në luftën kundër krimit. Në një takim të zhvilluar në Zagreb, me zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ai tha se bashkëpunimi ka prodhuar tashmë rezultate të mira, por nevojiten më shumë përpjekje.

”Ne vazhdojmë të përballemi me kërcënime serioze nga terrorizmi, trafikantët e drogës, trafikantët e qenieve njerëzore, kriminelët e organizuar dhe korrupsioni”. Ai shton se “kriminelët përdorin kufij për t’u fshehur pas tyre. Nuk mund ta lejojmë që të ndodhë”, shkruan The Associated Press, duke cituar kryeprokurorin amerikan.

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjithashtu patën një takim me Sessions, si dhe me Prokurorët e Përgjithshëm dhe Drejtorët e Policive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi rajonal zhvillohet në Akademinë e Policisë në Zagreb në datat 23-25 maj 2018 për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Gjatë seminarit mbi Krimin e Organizuar Ndërkombëtar në Zagreb, ata kanë shkëmbyer ide dhe përvoja.

SHKARKO APP