Ku po shkon Serbia me kaq armatime? Drejt Luftës?
Serbia është duke u armatosur sikur nesër do të fillojë një luftë, është titulli i të përditshmes serbe Blic. Shteti serb është pajisur me “Mig” rusë, helikopter ushtarak, madje edhe me një sistem të ri të raketave.
Serbia ka blerë tashmë edhe dy helikopterë nga Rusia – një mund të mbajë 36 pasagjerë, 24 parashutistë dhe 12 të plagosur. Gjithashtu ka një sistem të integruar GPS, pajisjet për natën, ndërsa në Serbi këtë vit do të arrijnë dhe rreth 30 automjete luftarake “Hammer” dhuruar SHBA, vlera e të cilave shkon deri në tre milionë. Kurse, si dhuratë nga rusët, deri në mars 2017, Serbia do të marrë edhe gjashtë aeroplanë “MiG-29”.
Po ashtu, Serbia ka blerë armë edhe nga Bjellorusia, transmeton Klan Kosova. Politikanët në Serbi dhe analistët këtë blerje masive dhe donacione të ardhura nga disa shtete e kanë parë si hap drejt modernizimit të ushtrisë serbe.(Express)