Kufijtë, ish-ministri serb: Qeveria shqiptare lobon me para të Republikës Srpska
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, në një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standardad’ ka hedhur një tezë të re sa i takon financuesve të ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Jeremiç deklaron se pas kësaj ideje qëndron Republika Sërpska në Bosnjë & Hercegovinë. “Ata që lobojnë në favor të ndryshimit të kufijve përgjatë vijave etnike, Kosova, Serbia dhe Shqipëria, financohen nga Qeveria e Republikës Srpska”, është shprehur ai.