FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kurti: Qeveria gjithmonë gati për zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se është gati për zgjedhje të parakohshme. I ka bërë thirrje opozitës të bëhet gati në të kundërtën ai mund të qëndrojë në qeveri deri në fund të mandatit.

“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati”, tha Kurti. Po ashtu Kurti foli edhe për takimin me kreun e PDK-së Memli Krasniqi ku diskutuan edhe për zgjedhjet.

“Për mua ka qenë shumë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative, pasi kanë mbetur shumë marrëveshje ndërkombëtare pa u votuar”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurti pas takimit me Krasniqin kishte thënë se të gjitha partitë duhet të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Teksa PDK-ja është shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, LDK e AAK po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?