Kurti refuzon ftesën e Ramës, flet Lushtaku që e goditi me ujë dhe i bën thirrje popullit: Të ulim tensionet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është bërë viral në medias pas një akti në Kuvendin e Kosovës. Ai lagu me ujë qeverinë Kurti. Por këtë herë ka folur për marrëdhënien e krisur mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, që kulmoi me mos prezencën e Kurtit në takimin e thirrur sot nga Rama në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Për të kjo sjellje mes tyre nuk është aspak një gjë e mirë, ku në këtë drejtim ai përmendi edhe mos pritjen e Kryeministrit Kurti të Ramës në Prishtinë, por edhe mos prezencën e kreut të qeverisë së Kosovës në takimin e sotëm të Tiranës.

Lushtaku i bën thirrje popullit shqiptar që të mos ndikohet nga kjo sjellje e liderëve politikë të të dy vendeve, por t’i lëmë mënjanë ato dhe të vijojmë të mbështesim njëri-tjetrin.

“Ne kemi qenë gjithmonë kundër mini-Ballkanit edhe si PDK, por sidomos takimet mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jenë të mirëseardhura. Mos pritja e Kryeministrit të Kosovës të atij të Shqipërisë sigurisht që nuk është një gjë e mirë.

Kombi shqiptar duhet të lërë mënjanë sjelljen e dy liderëve dhe të mos ndikojë në marrëdhëniet tona si komb. Duhet të gjithë të ulim tensionet, sidomos ato që janë në krye të qeverisë, sepse ata përfaqësojnë gjithë popullin, gjithë shtetin. Ndaj të gjithë duhet ti thërrasin mendjes dhe të mendojnë për një unifikim mbarëkombëtar.

Në këtë drejtim Albini mund të kritikohet edhe më shumë, sepse është thirrur mjaftueshëm dhe parullën e ka pasur për bashkim kombëtar, por sot po shikohet që është shumë larg saj, madje e ka bërë si kundërshtarin më të madh në Ballkan”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP