Kurti tha po për planin franko-gjerman, Presidentja Osmani: Dje u pranuan disa propozime jo të lehta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit të djeshëm të Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiçin në Bruksel. Ajo “vlerëson” se ky takim shënon moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Presidentja Osmani vlerëson se takimi i 27 shkurtit në Bruksel, në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian (BE) dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ai i kontribuon paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon”,-tha Osmani.

Nga ana tjetër, presidentja Osmani ka thënë se dje janë pranuar disa propozime jo të lehta. Për të me këtë marrëveshje, dje janë pranuar edhe disa propozime jo të lehta, që lidhen me vetë menaxhimin e pakicës serbe në Kosovë dhe rregullimin e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe.

SHKARKO APP