Kush është 31 vjeçari, fituesi i zgjedhjeve në Austri?
Sebastian Kurz, 31 vjeç, do të jetë kancelari i ardhshëm i Austrisë, pasi Partia e tij Popullore fitoi zgjedhjet e djeshme parlamentare, ndërkohë që Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë mund të jetë çelësi për qeverinë e tij.
Partia e Kurz fitoi 30.2 % të votave në zgjedhjet e mbajtura dje, duke shënuar një fitore të madhe për 31-vjeçarin.
Kush është Sebastian Kurz
Ai është vetëm 31 vjeç dhe do të drejtojë Austrinë në 4 vitet e ardhshme.
Sebastian Kurz u bë një emër i njohur për politikën kombëtare e ndërkombëtare në vitin 2013, kur vetëm 27 vjeç u bë ministri i jashtëm i Austrisë
Ai tërhoqi vëmendjen e mbarë botës pas fotografive me homologët e tij, duke përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe ministrin iranian Javad Zarif.
Megjithëse e vogël me një popullsi sa ajo e Londrës, Austria është përpara vendeve si Britania e Madhe, Gjermania dhe Kanadaja, sipas Bankës Botërore.
Vjena ka kryesuar anketën e cilësisë së jetesës që nga viti 2010.
Kurz ka mbrojtur rolin e tij në bisedimet e rëndësishme të marrëveshjes me Iranit, një raund i të cilave u mbajtën në Vjenë.
Ai mori pushtetin e Partisë së tij (ÖVP) dhe vendosi për zgjedhje të menjëhershme në tetor (të cilat u miratuan më pas nga parlamenti).
Kurz gjithashtu ka shkaktuar debate me disa nga pozicionet e tij politike, të tilla si thirrjet për të forcuar kufijtë e jashtëm të BE-së dhe për t’i dhënë fund shpëtimit të refugjatëve në Mesdhe nga OJQ-të, duke nxitur gazetat gjermane ta akuzonin politikanin se është “zemërgur” dhe “i pandjeshëm”.
Së fundi ai ka provokuar debate dhe lidhur me shaminë muslimane duke u shfaqur kundër saj, në formën e denoncimit të diktimit të mbajtjes kundrejt pagesës, siç ka pretenduar, në Bosnje e Kosovë. (Shqipërinë nuk e ka përmendur).
Si pasojë, javë më parë, një grua boshnjake iu kundërpërgjigj me një mesazh ironik duke i thënë se “sapo e morri pagesën”.(java)