Kuvendi miraton anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut

Me 130 vota pro dhe asnjë kundër, Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Deputetët të mazhorancës dhe të opozitës kanë votuar në mënyrë unanime për anëtarësimin e fqinjit lindor në aleancën më të madhe ushtarake.

I pranishëm në sallë ishte edhe Talat Xhaferi, kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, i cili do të mbajë një fjalim përpara deputetëve shqiptarë.

SHKARKO APP