Lajçak pas takimit me kryeministrin e Kosovës: Me Kurtin biseduam gjatë
Rajoni E Martë, 4 Korrik 2023 19:21
I dërguari i Posaçëm i BE-së Miroslav Lajčák, takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, e cilësoi të rëndësishme, ndërsa u shpreh se së bashku biseduan gjatë në tryezë. I pyetur nëse ka arritur t’ia ndërrojë qëndrimin, Lajçak tha se ai dhe Kurti shprehën qëndrimet e tyre. Lajçak nuk komentoi as sanksionet “duke thënë që nuk i takon të flasë”.