Liberalizimi i vizave për Kosovën, eurodeputeti austriak: Shtyrja e procesit, një gabim historik

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka komentuar liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se shtyrja e procesit do të ishte gabim historik.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, tha se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë. Mandl në Twitter ka falënderuar von Cramon për nismën, ndërkohë që ka shkruar se shtyrja e liberalizimit do të ishte gabim historik.

Në një postim në rrjetin social X”, dikur i njohur si “Twitter”, Mandl shkruan se “Më vjen mirë që ndoqët nismën time Viola. Të njëjtën gjë e bëri Andrey Kovatchev, Andreas Schieder dhe Ilhan Kyuchyuk. U jam mirënjohës për këtë. Kjo është nismë ndërpartiake. Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?