”Lidhja e Radojiçiçit me grupin terroristë të Serbisë”, Sveçla: Gjetëm harta që tregojnë për një sulm të mirëorganizuar

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur në një konferencë për mediat ku u prezantua armatimi i kapur afër Banjskës në Zveçan. Ai tha se janë gjetur dokumente që dëshmojnë përfshirjen e kriminelit Milan Radojiçiç në këtë sulm terrorist. Ministri tregoi se brenda makinës së sulmuesve serbë janë gjetur harta dhe plane që tregojnë organizimin e mirëmenduar të terroristëve.

“Në objektet brenda dhe në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizimin e gjatë të mirëmenduar dhe bashkërenduar. Këto harta e dokumente janë dëshmi se nuk kemi të bëjmë me grupe lokale, por organizim terrorist të udhëzuar nga Beogradi. Në këto materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiçi, që dëshmojnë lidhjen e tij dhe pjesëmarrjen në këtë aksion. Kjo është lista e armëve, apo leje zyrtare të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radojiçiç”, ka thënë Sveçla.

Po ashtu ministri tham se në shkëmbimin e zjarrit mes grupit të organizuar dhe policisë, kanë mbetur tre të vrarë. ”Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion. Sipas informatave të deritashme 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, dhe kërkojmë që ata t’i dorëzojë autoriteteve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

SHKARKO APP