Liria ka emër, marshim i madh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK
Këtë të dielë, u mbajt marshimi për Drejtësi në Prishtinë me një numër të madh të qytetarëve të cilët dolën për të mbështetur luftën e drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Marshi ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Po ashtu, do të ketë fjalime nga organizatorët e marshit.
Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.