Lugina e Preshevës, 4.000 shqiptarë pa shtetësi
Politikat serbe që po zbatohen në Luginën e Preshevës, aktualisht kanë lënë rreth 4.000 shqiptarë pa shtetësi, duke u konsideruar tashmë si qytetarë “të askujt”.
Situata në Luginën e Preshevës është tensionuar kohët e fundit dhe rrezikon të shpërbehet, për shkak të dëbimeve masive të shqiptarëve nga kjo pjesë e Serbisë.
I përndjekuri politik Fatmir Arifi thotë se, Serbia, përmes strategjisë së saj po shkatërron gjithçka shqiptare.
Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar për Luginën e Preshevës thotë se, vazhdimisht po ushtrohet dhunë psikike nga ana e Serbisë në këtë pjesë, duke i detyruar mijëra shqiptarë të largohen, dhe nga 100 mijë sa kanë qenë, tashmë janë vetëm 60 mijë.