Macron në Beograd dërgon tre mesazhe, njëri ka të bëjë me Kosovën
Presidenti i Francës, Emanuel Macron do të vizitojë më 16 korrik Beogradin. Tre pikat kryesore që do të shqyrtohen gjatë vizitës së tij do të jenë, çështja e kufijve, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimi ushtarak. Në një artikull dedikuar kësaj vizite Telegrafi serb shkruan për Macron se:
“Se nuk është një politikan i cili ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e nyjës së Kosovës, Macron e ka demonstruar edhe në samitin e Berlinit, ku sipas mediave franceze dhe gjermane, hapur dhe fuqishëm ka qëndruar përballë Kancelares gjermane, Angela Merkel”.
Në artikull shkruhet gjithashtu edhe në lidhje me takimin mes Macron dhe Kryeministrit Haradinaj.
“Nga Ramush Haradinaj ka kërkuar heqjen e taksës në mënyrë që të bëjë një kompromis dhe hapi rrugën për rifillimin e dialogut, por bashkëbiseduesi në anën tjetër me këmbëngulje kërkoi që
Berlini dhe Parisi ta shtyjnë Serbinë që ta njohë pavarësinë për të imponuar liberalizimin e vizave”.
“Ju nuk jeni në pozicion që të kërkoni çfarëdo. Ja, unë po ju them, nga Franca ju nuk do të merrni asgjë”, citohet të ketë thënë Macron sipas dy personave që kanë qenë pjesë e takimit të presidentit francez me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Berlin.
Në artikull gjithashtu thuhet se Macron dhe Vucic janë dakortësuar për një partneritet të fortë ekonomik mes Francës dhe Serbisë. Para vizitës së tij në Beograd, Macron do ta takojë homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç në Paris, ku do të mbahet raundi i dytë i samitit./ Burimi: Klan Kosova