FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedoni e Veriut, shkarkohet kryeprokurorja speciale

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e shkarkoi prokuroren speciale publike, Katica Janeva me 102 vota “për”, pa “të përmbajtur” dhe “kundër”. Për këtë vendim votuan “për” edhe 27 pjesëtarë nga komunitetet të cilët nuk janë shumicë.
Janeva është në paraburgim si e akuzuara e tretë për rastin “Reket”.

Në seancën plenare nuk u debatua për raportin e Këshillit të PP-së, por vetëm për propozimin e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve për shkarkimin e Janevës.
Kuvendi, vendimin për shkarkim duhet ta dorëzojë deri tek Këshilli për prokurorë publikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?