Maqedoni, Gruevski “gjakftohtë”: Nëse dikush do të donte ta vriste Zaevin do ta bënte…

Lideri i VMRO-DMPNE, Nikolla Gruevski ka thënë se është kundër dhunës, por është absurde deklarata e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, se ata që hynë në Kuvend planifikonin vrasjen e tij.

Në “TV Tema” ai ka thënë se nëse dikush do të donte ta vriste Zaevin, këtë mund ta bënte fare lehtësisht, sepse ishin shumë pranë me të kur ndodhi dhuna në Kuvend.

Kjo deklaratë e Gruevskit bëhet me qëllim për të mohuar fjalët e Zaev se donin ta vrisnin duke pohuar faktin se kishin mundësi ta vrisnin dhe nuk e vranë.
“Pesë metra larg tij ndodheshin qindra njerëz. Dikush mund të nxirrte armën dhe ta vriste”, tha Gruevski.

SHKARKO APP