Maqedoni – Konfirmimi: LR- PDSh refuzon takimin e thirrur nga Ivanov

Lëvizja për Reforma – PDSH, (LR- PDSh) nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidenti maqedenas Ivanov që pritet të mbahet sot pas dhunës në Kuvend ditën e djeshme.

E konfirmoi deputeti i LR-PDSH-së Syrja Rashidi në një intervistë telefonike për Ora News.

“Nuk jemi informuar por nuk do të marrin pjesë edhe sikur të ketë” tha ai duke e quajtur Ivanovin shkaktarin e situatës në Maqedoni. “Nuk ka kredibilitetin për të negociuar për zgjidhjen e krizës” tha ai.

“Nuk ka askund në botë që pakica të sundojë shumicën vetëm këtu ndodh pasi ata kontrollojnë strukturat e shtetit dhe nuk janë gati t’i lirojnë” nënvizoi më tej ai.

Lidhur me gjëndjen shëndetësore të liderit të partisë së tij Zijadin Sela, Rashidi informoi se është stabile përveç lëndimeve sipërfaqësore.

SHKARKO APP