Maqedoni, organi i akuzës kërkon burg për 7 huliganët që sulmuan Ziadin Selën dhe Zoran Zaevit

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, pas mbledhjes së dëshmive përkatëse, për pesëmbëdhjetë të përfshirë në trazirat në Parlament, fillimisht nisi procedurat për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në një turmë që penguan personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 384 të Kodit Penal dhe ka vendosur të lëjë në burg shtatë persona, njofton TetovaSot.

Hetimi i prokurorisë vazhdon në drejtim të zbardhjes së plotë të veprave penale ndaj të involvuarve për pjesëmarrje dhe dhunim të instucionit publik dhe sulm ndaj personave zyrtar.

Më 27 Prill qindra qytetarë maqedonas nën organizim të Iniciativës “për Maqedoni të përbashkët”, pak pas orës 18:00 u futën me dhunë në Parlamentin e Maqedonisë pasi paraprakisht shumica e re parlamentare e përbërë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lëvizja për Reforma, në një situatë të tensionuar zgjodhën shqiptarin Talat Xhaferin kryetar të ri të Parlamentit të Maqedonisë.

Protestuesit përkrahës të VMRO DPMNE-së i kanë shkaktuar lëndime serioze trupore liderit të Lëvizjes për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare, liderit Social Demokrat, Zoran Zaev ndërkohë që e kanë tërhequr zvarrë dhe deputeten e LSDM-së Radmilla Shekerinska.

Dikasteri i policisë përmes një komunikate për mediat ka bërë të ditur se mbi 100 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.

Gjithashtu, në kazermën në Gjorqe Petrov, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë. Policia ka përdorur bombola me gaz lotsjellës për t’i larguar protestuesit nga godina e parlamentit.

Pas kësaj, një pjesë e protestuesve vendosën tenda para godinës së parlamentit për ta kaluar aty natën, siç kanë thënë, në mbrojtje të Parlamentit të Maqedonisë.

SHKARKO APP