Maqedoni, SHBA mbështet Xhaferin: Të krijohet Qeveria
“Në Shkup kam ardhur që t’i jap mbështejen e qartë kryetarit të ri të Parlamentit të Maqedonisë”. Kështu ësht shprehur ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, pas takimeve maratone që ka realizuar përgjatë dy ditëve në Shkup.
Fillimisht të dielën ai u takua me liderët e paritve politike shqiptare ndërkaq sot më 1 maj takoi presidentin e Maqedonisë, kryetarin e ri të Parlamentit dhe liderët e partive politike parlamentare.
Diplomati amerikan i ka cilësuar si shumë alamuese ngjarjet e dhunshme të cilët ndodhën të enjten në Parlamentin e Maqedonisë.
“Më alarmuese nga të gjitha ngjarjet është incidenti në Parlament javën e kaluar kur pjesëtarë të Parlamentit në mënyrë të dhunshme dhe frikacake u sulmuan. Inkurajojmë institucionet që të hetojnë dhe ndëshkojnë ata që i bënë këto vepra” ka nënvizuar Yee
Yee ka porositur qartë se debate politik duhet të realizohet brenda Parlamentit të Maqedonisë dhe të gjitha shqetësimet duhet të shtrohen po në këtë institucion.
“Me fjalë të tjera nëse shumica parlamentare është pro Xhaferit, atyre duhet t’u mundësohet që ta zgjedhin për kryetar të Parlamentit. Nëse ekziston ndonjë shqetësim rreth programit të Xhaferit, ose rreth asaj se si e bën punën ai si kryeparlamentar në Parlamentin e Maqedonisë, atëherë deputetët kanë të drejtë që këtë çështje ta ngrejnë po në Parlament” tha Yee.
Sipas tij me rëndësi shumë të veçantë është gjetja e mënyrës që shumica parlamentare të propozojë qeveri dhe program qeveritar dhe me këtë sa më parë të bëhet transferimi i qetë i pushtetit.
“Besoj se me rëndësi të veçantë është që liderët politikë ta kuptojnë seriozitetin e gjendjes dhe që të gjejnë zgjidhje për krizën politike. Të gjejnë mënyrë që të lejojnë që shumica parlamentare të formojë Qeveria dhe program qeveritar. E dimë se ka shqetësime rreth programit qeveritar, por për atë duhet të debatohet dhe ai të votohet në Kuvend, jo jashtë tij”.
“Zgjidhja e vetme e krizës është formimi i Qeverisë. Nuk shohim arsye që shumica parlamentare të mos fitojë shansë për formimin e Qeverisë. Vendi duhet të rimëkëmbet për të mirën e të gjithëve. Është koha që kriza të mbarojë.”, ka theksuar zëvendës ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.
Ai tha se nga përfaqësuesit e forcave politike parlamenatre me të cilët është takuar ka marrë konfimim se do të angazhohen për respektimin e proceseve demokratike.