Maqedoni, vjen “ultimatumi” i parë nga Brukseli për Ivanovin dhe klanin e VMRO-së

Eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Knut Flenkeshtajn dhe Eduard Kukan përmes një komunikate i bënë thirrje presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që ta respektojë vullnetin e shumicës parlamentare.

Ata apeluan që të gjenden fajtorët për dhunën në Kuvend dhe të vihen përpara drejtësisë.

“Ne jemi të angazhuar më shumë se dy vite në emër të Parlamentit Evropian me qëllim që të lehtësohet dialogu midis liderëve politik që të mund të dilet nga kriza në Maqedoni. Mbështesim zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shpresojmë se së shpejti do të nis të ushtrojë detyrën. Shumicës parlamentare duhet t’i lejohet të formojë Qeverinë pa vonesa të mëtutjeshme. Presim emërimin e kryeministrit të ri në dy javët e ardhshme dhe i bëjmë thirrje Ivanovit të mos e pengojë rrugën demokratike dhe dëshirën e qytetarëve për të dalë nga kriza. Shtyrjet e mëtutjeshme të formimit të Qeverisë së re do të sjellin pasoja të pashmangshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve.

SHKARKO APP