Maqedoni, Zoran Zaev: Dyshojmë se Gruevski mund të jetë rrëmbyer

Kryeministri Zoran Zaev sot ka mbajtur konferencë për shtyp së bashku me ministrin e Financave Dragan Tevdovski, në të cilën kanë njoftuar për hapat e qeverisë në lidhje me përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetareve dhe prezantuan hapat që do të ndërmarrin.

Në fund Zaev sërish është pyetur nga gazetarët për çështjen e Gruevskit. Zaev bëri apel që Gruevski të tregojë nëse e ka lëshuar Maqedoninë me vullnet të plotë ose është kidnapuar.

“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”. Është e udhës që si shtet t’i bëjmë këto pyetje”, tha Zaev.

Dyshimet se Gruevski është kidnapuar, Zaevi i arsyetoi me atë që Gruevski është arratisur me veturë diplomatike nga ana e ambasadës. Ai tha se të gjitha dëshmitë që i posedojnë do t’i dorëzojnë në Hungari, por edhe tek Bashkimi Evropian.

Ndërsa shtoi se në lidhje me këtë rast ka bashkëpunim të mirë edhe me autoritetet shqiptare edhe malezeze.

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit Shqiptar ka reaguar dje lidhur kalimin në territorin shqiptar të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Policia konfrimon se Gruevski ka kaluar në Shqipëri në pikën doganore të Hanit të Hotit.

Duke iu përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se: Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë“,- njofton Policia e Shtetit.

Gjithashtu, Policia sqaron se në ditën që ai ka kaluar në territorin e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë urdhër ndalimi nga Maqedonia apo Interpol. “Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas“,- deklaron Policia e Shtetit.

Por në deklaratën e Policisë së Shtetit nuk jepen detaje se nga cila pikë doganore Gruevski ka hyrë në Shqipëri. Një fakt ky që lë të hapur mundësinë e një hyrje ilegale në vendin tonë.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP