Maqedoni/Ekzekutohet kryetari shqiptar i komunës së Bogovinës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maqedoni, ku një atentat ndaj kryetarit të komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, i ka marrë jetën këtij të fundit.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se atentati është bërë para pak minutash, rreth orës 10:30. Idrizi u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk mundi ti mbijetonte 6 plumbave në trup. Mësohet se autori i krimit ka vrarë veten më pas.

Personi që ka qëlluar me pistoletë ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi është personi me inicialet Q.A.  Vrasësi i dyshuar për vrasjen e kryetarit ka qenë ish punonjës në Komunën e Bogovinës.

SHKARKO APP