Maqedoni/Gruevski koalicion qeveritar pa BDI-në? Ja koalicioni i mundshëm!
Gjatë mbledhjes së kryesisë së BDI-së e sotme e cila zgjati pothuaj me tepër se 10 orë në selinë në Reçicë të Vogël, ndërkohë tre nënkryetarët e BDI-së, Bejta, Arifi dhe Mexhiti mbrëmë ishin takuar me Zaevin.
Sipas burimeve, ata kanë biseduar për koalicion të mundshëm por vendimi përfundimtar nga BDI do të merret sot.
Mirëpo pas informacionit se delegacioni nga BDI kanë takuar liderin e partisë maqedonase të LSDMS-së, Zoran Zaevin, zyrtarë të lartë nga VMRO-ja, jozyrtarisht kanë thënë për disa media maqedonese ata kanë një opsion tjetër për të bërë qeverinë pa BDI-në.
Sipas tyre, është ajo është VMRO plus BESA, PDSH dhe LR-PDSH. Ata së bashku bëjnë 61 deputet të mjaftueshëm për qeveri. Dhe kështu BDI-ja mund të shkojë në opozitë.