Maqedoni/Nikolla Gruevski: Populli të përmbahet, të mos provokohen

Situata e rëndë në Maqedoni e cila shpërtheu pasi protestues të shumtë hynë në ambientet e kuvendit, për kryetarin e VMRO-DMNE, Nikolla Gruevski, duhet që shteti të mos futet në një krizë edhe më të thellë.

Përmes një postimi në facebook, ai ka bërë thirrje që populli të përmbahet dhe që të mos provokohen.

“Dhuna nuk është zgjidhje dhe është e nevojshme ulja e tensioneve. Bëj thirrje që populli të përmbahet dhe të mos bjerë pre e provokimeve të atyre që dëshirojnë ta fusin shtetin në një krizë më të thellë dhe të plotësojnë skenarin e tyre”, shkruan Gruevski në Facebook.

Tensionet nisën kur në krye të Parlamentit të Maqedonisë u zgjodh për herë të parë një shqiptar, Talat Xhaferi.

https://www.facebook.com/NGruevski/posts/10155213176472716

SHKARKO APP